Korçë| U përfshinë në trafikimin e lëndëve narkotike, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Policia e Korçës ka goditur një rrjet të mundshëm trafikimi të drogës, teksa janë përfshirë katër persona në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë operacionit, janë ekzekutuar masat e sigurisë për dy shtetas, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Më konkretisht, shtetasi me iniciale E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. O., 62 vjeç, banues në Durrës, janë vënë në pranga për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ky i fundit, shtetasi I. O., aktualisht ndodhet i arrestuar në Malin e Zi për të njëjtën vepër penale.
Nga ana tjetër, dy shtetasit e tjerë, F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, janë shpallur në kërkim, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, gjithashtu kryer në bashkëpunim.
Hetimet kanë treguar se këta shtetas ishin pjesë e një grupi që tentoi të trafikonin 56 kg kanabis, të fshehura në 44 shufra metalike, të montuara në tavanin e një kamioni, me destinacion Greqinë. Ky grup kriminal bashkëpunonte edhe me dy persona të arrestuar më herët, më datë 18.11.2024, për të njëjtën ngjarje.
Po ashtu, është ekzekutuar masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për shtetasin A. H., 63 vjeç, punonjës i DPSHTRR-së, pasi dyshohet se ai ka shpërdoruar detyrën duke ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet