Incidentet e Trump në OKB, nga ngecja te shkallët deri tek prishja e mikrofonit

23 Shtator 2025 | 18:16

Organizatorët e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së me gjasë nuk e kishin parashikuar momentin e sikletshëm që do të ndodhte pak para fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump, një prej figurave më polarizuese në skenën ndërkombëtare.

Pak para se Trump të merrte fjalën për të folur mbi atë që e quajti “armikun më të madh” të Shteteve të Bashkuara, një incident teknik prishi protokollin, shkallët lëvizëse në hyrje të ndërtesës së OKB-së u ndalën papritur. Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, u detyruan të ngjiteshin në këmbë, ndërsa situata krijoi momente të sikletshme për stafin dhe truprojat.

Trump, i buzëqeshur, tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar, por nuk iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, përfshirë ato në lidhje me bisedimet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Incidentet teknike nuk përfunduan me kaq. Në fillim të fjalimit të tij në sallën plenare të OKB-së, mikrofoni i presidentit ishte i fikur, duke e detyruar atë të ndalonte për disa çaste. “E tëra çfarë mora nga OKB-ja ishte një transmetues i prishur dhe një shkallë lëvizëse”, – u shpreh Trump me ironi, duke shkaktuar disa të qeshura në sallë.

Ai vijoi me tone kritike ndaj organizatës ndërkombëtare, duke e akuzuar për mosveprim në përballjen me konfliktet globale. Ndërkohë, në një koment të shoqëruar me humor, ai vlerësoi gjendjen fizike të bashkëshortes:

“Për fat të mirë, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara është në gjendje të shkëlqyer fizike. Ajo nuk pati asnjë vështirësi të ngjitej. Përveç kësaj, ajo ka duruar shumë më tepër gjatë gjithë kësaj kohe që unë kam qenë përsëri në qeverinë amerikane.”

Ndërhyrja e shpejtë e stafit teknik dhe shërbimeve sekrete parandaloi ndonjë incident më të madh, ndërsa FBI-ja raportoi se sulmet kibernetike që kërcënonin rrjetet e komunikimit ishin neutralizuar.

Ngjarja mbetet temë diskutimi në mediat ndërkombëtare, duke rikthyer vëmendjen tek aspektet e sigurisë dhe logjistikës në eventet globale të nivelit të lartë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026