Incidentet në fushatë, Romeo Hanxhari: Militantët po i kapërcejnë mesazhet luftarake të Ramës për mbajtjen e pushtetit
Pedagogu Romeo Hanxhari tha për Euronews Albania se incidentet gjatë fushatës ndodhin pasi mesazhet që jepen nga liderët e partive perceptohen në mënyra të ndryshme tek militantët e partisë, në varësi të nivelit të tyre kulturor.
Teksa solli si shembull çështjen e vaksinimit, z. Hanxhari e cilësoi të papranueshme deklaratën e kryeministrit Edi Rama nëse PS nuk vjen sërish në pushtet shqiptarët nuk do të kenë mundësi të vaksinohen ose se rindërtimi nuk do të vijojë.
Sipas tij, mesazhe të tilla merren si sinjal lufte nga ana e aktivistëve dhe reagimi i tyre do të jetë i ndryshëm në varësi të nivelit të gjithsecilit.
“Duke e trajtuar në këtë mënyrë, militantët apo aktivistët e marrin si një sinjal lufte dhe kjo natyrisht do të shumëzohet me një faktor të rëndësishëm që është niveli kulturor.
Ata që janë poshtë e marrin këtë si një sinjal për të bërë jo vetëm maksimumin, por për të shkuar përtej normales në mënyrë që të mbajnë pushtetin. Por mesazhi merret në varësi të nivelit kulturor të secilit.
Nuk mund të çohet ky lloj mesazhi, sikur nëse nuk është më PS në pushtet do të na pushtojnë. Ky është një mesazh luftarak që varet se si perceptohet nga çdo militant në terren në përpjekje për të mbajtur pushtetin”, tha z. Hanxhari.
I pyetur lidhur me ndërhyrjen e presidentit të republikës në incidentin e ndodhur një ditë më parë në Kavajë, z. Hanxhari e quajti fare normal qëndrimin e kreut të shtetit, duke qenë se sipas tij bëhej fjalë për një situatë anormale ku presidentit i jepet e drejta të ndërhyjë për të vendosur normalitetin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta