Indeksi i Korrupsionit| Shqipëria në vendin e 98, në rajon kryeson Mali i Zi

30 Janar 2024 | 14:15

Shqipëria është ngjitur me një pikë plus në indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023. Sipas Transparency International, vendi ynë vlerësohet me 37 pikë nga 36 që kishte në vitin 2022, dhe tashmë renditet në vendin e 98 në rang global.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria lë pas Serbinë dhe Bosnjë Herzegovinënë, ndërsa hapat më të mira në këtë drejtim i ka hedhur Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë, duhet theksuar, se asnjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk ka humbur pikë në raport me vitin 2022.

Ndërkohë, Korrupsioni shihet si një fenomen në rritje në kontientin europian, në pjesën më të përparuar të tij në perëndim dhe në shtetet e Unionit.

Të dhënat e krahasuara me vitet paraardhëse, tregojnë se kjo është hera e parë që indeksi përkeqësohet në më shumë se një dekadë, ku demokraci të rangut të lartë, si Suedia, Holanda, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar shënuan rezultatet e tyre më të ulëta ndonjëherë.

Sipas raportit, 3 vendet më pak të korruptuar në botë janë Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re, ndërsa në fund të listës qëndrojnë Siria, Venezuela dhe Somalia.

Transparency International shqyrton 180 shtete, sipas niveleve të tyre të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik në një shkallë nga zero deri në 100 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026