India miratoi një ligj që parashikon 33 për qind të vendeve parlamentare për gratë
Parlamenti i Indisë ka miratuar një ligj historik që do të parashikonte 33 për qind të vendeve në dhomën e ulët dhe parlamentet shtetërore të rezervuara për gratë, për të siguruar përfaqësimin e tyre më të barabartë.
Kjo i dha fund ngërçit njëzet e shtatë vjeçar për miratimin e ligjit, për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike, megjithëse nuk do të zbatohet në zgjedhjet kombëtare të vitit të ardhshëm, raporton AP.
Ligji do të hyjë në fuqi nga zgjedhjet kombëtare në 2029 pas një regjistrimi të ri dhe rregullimit të listave zgjedhore, njoftoi Ministrja e Financave Nirmala Sitharaman gjatë një debati në dhomën e lartë të parlamentit të Indisë të enjten në mbrëmje.
Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi projektligjin të mërkurën me një votim 454-2 dhe dhoma e sipërme e miratoi atë njëzëri, 214-0, të enjten, sipas AP.
Regjistrimi i popullsisë në Indi, i cili organizohet një herë në 10 vjet, ishte dashur të mbahej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sipas të dhënave aktuale, gratë përbëjnë më shumë se 48 për qind të më shumë se 1.4 miliardë njerëzve të Indisë, por kanë 15.1 për qind përfaqësim në parlament, krahasuar me një mesatare ndërkombëtare prej 24 për qind, thanë autoritetet indiane.
Në parlamentet shtetërore të Indisë, gratë përfaqësohen me 10 për qind të vendeve, sipas AP.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa