India në bisedime me Emiratet e Bashkuara Arabe për shitjen e raketave supersonike BrahMos
Qeveria indiane është në bisedime me Emiratet e Bashkuara Arabe për të shitur disa nga sistemet e saj kryesore të mbrojtjes, përfshirë raketën supersonike BrahMos, thanë katër burime indiane, ndërsa kombi i Gjirit rrit furnizimin me armë pas luftës në Lindjen e Mesme, shkruan Reuters.
Diskutimet, të cilat nuk janë raportuar më parë, përfshijnë shitjen e mundshme të sistemit të mbrojtjes ajrore të Indisë, Akashteer, thanë dy burime të njohura me çështjen.
“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë treguar interes për një numër të sistemeve tona të armëve, duke përfshirë BrahMos dhe Akashteer. Bisedimet midis Indisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë në fazat fillestare dhe po përparojnë me shpejtësi”, tha një burim i tretë me njohuri të drejtpërdrejta për çështjen.
BrahMos, i ndërtuar bashkërisht nga India dhe Rusia, është ndër raketat më të shpejta lundruese në botë dhe mund të lëshohet nga platformat tokësore, detare dhe ajrore, ndërsa Akashteer është një sistem mbrojtës ajror plotësisht i automatizuar i zhvilluar nga kompania shtetërore indiane Bharat Electronics Ltd dhe Ushtria Indiane.
Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga India dhe burime të tjera, pasi kombi i Gjirit u sulmua rëndë nga Irani gjatë luftës dhe ndërsa rrit aftësinë e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja. Gjithashtu, ai duhet të mbrojë Ngushticën e Hormuzit , një kanal i rëndësishëm për eksportet e tij të energjisë.
Më herët këtë vit, Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me Korenë e Jugut për të promovuar bashkëpunimin në mbrojtje që do të vlente më shumë se 35 miliardë dollarë.
“Një bazë e larmishme furnizuesish i jep Emirateve të Bashkuara Arabe më shumë autonomi strategjike, dhe lidhjet më të ngushta me Indinë kanë përfitimin shtesë të mos armiqësimit të SHBA-së, pasi vendet mbeten aleate”, tha Pearl Pandya, analiste e lartë e Azisë Jugore në Armed Conflict Location & Event Data, një grup monitorimi i konflikteve.
Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm, SIPRI, SHBA-të ishin eksportuesi më i madh i armëve në Lindjen e Mesme midis viteve 2021 dhe 2025, duke furnizuar 54% të importeve, e ndjekur nga Italia me 12% dhe Franca me 11%.
Përpara se të arrijë ndonjë shitje të BrahMos në Emiratet e Bashkuara Arabe, India do të kërkoj miratimin e Rusisë, pasi raketa me rreze veprimi prej 290 km zhvillohet bashkërisht. Një burim tha se kjo nuk ka gjasa të përbëjë pengesë duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të Moskës me Abu Dhabin.
Vala e të nxehtit godet Evropën, tre persona të vdekur në Francë
Liam Payne nuk la testament, zbulohet trashëgimtari i pasurisë së tij prej 24 milionë eurosh
Vance: Irani ka rënë dakord të lejojë inspektorët bërthamorë në vend
- 14:15 Tensione para Bashkisë së Durrësit, banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit
- 14:15 Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën
- 14:04 Agravon sherri mes çiftit në Pogradec, burri plagos me thikë gruan. Detajet e para
- 14:02 Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron (VIDEO)
- 13:58 Vala e të nxehtit godet Evropën, tre persona të vdekur në Francë
- 13:50 Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim aksidentohet me 4 makina gjatë arratisjes në Durrës (VIDEO)