Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron (VIDEO)

22 Qershor 2026 | 14:02

Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Paris, ku është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Takimi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.

Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të rajonit. Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Në fokus do të jenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Dita e 44-t, vijon protesta qytetare para Kryeministrisë

Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe projektit të planifikuar në Zvërnec ka hyrë në ditën e 44-t të saj. Qindra qytetarë janë...
20:03 | 13/07/2026

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se...
18:19 | 13/07/2026