Indianët në piramidën e Enverit, shqiptarët “zëvendësohen” me të huaj në ndërtim

11 Mars 2023 | 16:29

Shqipëria vijon të mirëpresë punëtorë të huaj. Këtë herë shtetasit nga india po punojnë në industrinë e ndërtimit.

Pagë më e mirë sesa në vendin e tij. Kjo është arsyeja që Gursharan, ka kënë familjen e tij dhe po punon në ndërtim në Tiranë.

“Po mendoj të punoj këtu 2-3 vite, dua të kem më shumë mundësi punësimi në Shqipëri, të ardhurat janë të mira”, u shpreh Gursharan Singh.

25-vjeçari, ka ardhur para 6 muajsh në Shqipëri, së bashku me disa miq të tjerë të tij. Vetëm në Piramidën e Tiranës, kompania që po bën punimet ka në staf 35 të tillë.

Ky objekt vite më parë ka qënë si një muze i diktatorit Enver Hoxha. Sot, në të po punohet për t’u kthyer në qendrën më të madhe digjitale për të rinjtë.

Të kënaqur me kushtet e punës që ofrohen në Shqipëri, si dhe me jetën këtu, ata kërkojnë që të zgjatet leja e qëndrimit.

“Nëse qeveria shqiptare na e jep lejen për të qënduar më shumë këtu në shqipëri, do të qëndoj. do të marr dhe familajrët e mi këtu, pasi shoh një të ardhme më të mirë këtu. 45 këtu ka shumë mundësi, po punohet me transportin, ndërtimin”, theksoi Pradeep Kumar.

Teksa ka një rritje të numrit të të huajve që kërkojnë punësim në Shqipëri, të rinjtë në vendin tonë, kanë rritur kërkesat për tu larguar.

Të dhënat e “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian”, tregojnë se për vitin 2022, 13.043 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Nga këto, 2349 janë kërkesa përpëritëse. Papunësia dhe pagat e ulta, janë dy prej aryseve kryesore që të rinjtë, largohen nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026