“Individi është lënë pas dore”, psikologia: Imazhet e rënda krijojnë trauma të thella emocionale
Psikologia Eksena Qirici ka analizuar në emisionin “Review” me Greta Topjana ndikimin psikologjik të tragjedisë së ndodhur në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Qirici theksoi se faktorët psikologjikë shpesh neglizhohen, ndërsa trauma që shkaktojnë ngjarje të tilla është si individuale ashtu edhe kolektive, duke prekur të gjithë komunitetin.
“Nuk po arrijmë dot të kuptojmë se sistemi që kemi ndërtuar e ka shkatërruar individin. Nëse kërkojmë ekspertë, teksa ekspertët nuk e bëjnë punën e tyre, do të thotë që sistemi që kemi ndërtuar po shkatërron psikologjinë e individit. Në këtë ngjarje dalin si faktorë shumë kontekste psikologjike. Individi është shkatërruar.
Faktorëve psikologjikë u japim pak rëndësi, është traumë individuale dhe kolektive. Të gjithëve ne na aktivizon të mbrojmë fëmijët.
Është një situatë që edhe nëse duam ta rregullojmë, nuk kemi kushtet. Sepse këto ngjarje ndodhin kudo. Kemi ndërtuar persona që janë të varur nga substanca të ndryshme.
Është dhe psikologjia e hapësirës, në shkolla apo diku tjetër nuk kemi hapësira. Lëvizin makina, motorri, këmbësori. Kemi aq shumë probleme sa është shumë e vështirë të rregullohet dhe të gjitha këto e rëndojnë psikologjinë e njeriut. Nga mënyra si e kemi organizuar shoqërinë kemi ndihmuar në mënyrë artificiale që tek ne të rriten problemet e shëndetit mendor.
Në këtë rast, ngjarja në shëndetin psikologjik ka ndikuar në të gjithë komunitetin”.
Sipas psikologes, mungesa e hapësirave të sigurta, problemet sociale dhe rritja e varësive nga substancat ndikojnë drejtpërdrejt në rëndimin e shëndetit mendor. Ajo shtoi gjithashtu se ekspozimi ndaj imazheve të rënda mbeten tjetër faktor që nxit traumat.
“Imazhet krijojnë traumë, pamje të kësaj natyre një njeriu që është i ndjeshëm i aktivizon një traumë, është një goditje e fortë emocionale. Kemi harruar individin në këtë shoqëri. Kjo sjell nga pamundësi të njeriut për të vazhuar jetën deri në pamundësi në gjithë jetën e tij për të funksionuar siç kërkojmë ne.
Nuk i japim rëndësi traumës pasi nuk ofrohen trajtime dhe rehabilitme per persona që janë aksidentuar”, tha psikologia.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë