Industria e automjeteve në krizë, Habeck: Mbështetje sektorit, jo tarifave me Kinën
Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë ka deklaruar se do ta mbështesë industrinë vendase të automjeteve, por heziton për rritjen e tarifave për makinat elektrike kineze.
“Nuk jam një fans i tarifave, sepse kjo me shumë gjasa do të çojë drejt kundërmasave dhe do të na fusë në një përplasje tarifash, në mos luftë, me Kinën. Ndaj apeloj për një zgjidhje politike”, tha Robert Habeck, ministër i Ekonomisë së Gjermanisë.
Industria gjermane e automjeteve po përjeton një krizë kur bëhet fjalë për prodhimin e makinave elektrike. Prodhuesit ankohen për konkurrencën kineze, që arrin t’i mbajë kostot e prodhimit të ulëta përmes subvencioneve.
Shumë prodhues gjermanë, përfshirë “Volkswagen”, po shqyrtojnë mbylljen e impianteve me qëllim rritjen e përfitimeve. Ministri Habek theksoi nevojën për një zgjidhje afatgjatë dhe paralajmëroi se ato të shpejta mund ta fusin industrinë sërish në kolaps.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani
Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur