Industria e Naftës së Serbisë kërkon nga SHBA-ja shtyrjen e sanksioneve

4 Shkurt 2025 | 11:50

Industria e Naftës e Serbisë (NIS), ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Departamentin për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OFAC), për shtyrjen e sanksioneve, njoftoi ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.

Ajo shtoi se është kërkuar nga SHBA-ja që t’i shtyjë sanksionet për të paktën 90 ditë dhe se këtë kërkesë e kanë mbështetur qeveria e Serbisë dhe ajo e Hungarisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

Autoritetet në Beograd po negociojnë me Uashingtonin dhe Moskën për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i zbutur pasojat negative për Serbinë dhe qytetarët e saj.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara sigurojnë se nuk do të ketë pasoja ekonomike për Serbinë nëse pronësia ruse hiqet nga kompania NIS.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026