Infektimet me COVID-19 në rritje, 280 raste aktive

25 Korrik 2021 | 16:43

Pak orë pasi konfirmimit të pranisë së variantit “Delta”, Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 22 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 2 456 viktima nga COVID-19 ndërsa rasti i fundit fatal ka ndodhur më 26 qershor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë praninë e variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri pas analizave të kryera në Gjermani, por nuk kanë bërë të ditur se sa është numri i rasteve me “Delta”.

Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore shprehen se prania e variantit “Delta” përkon edhe me rritjen e infektimeve me COVID-19 në dy javët e fundit në vendin tone.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 1.1 milionë vaksinime, nga të cilat rreth 496 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-COVID.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98

Elbasan            30

Kukës                29

Vlorë                26

Lezhë               26

Durrës              18

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               13

Korçë                6

Gjirokastër        3

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026