Infektimet nga gripi/ Hasibra shpjegon situatën në vend dhe kujdesi që duhet të kemi

9 Dhjetor 2025 | 17:46

Që prej muajit tetor, laboratori i virologjisë në ISHP ka identifikuar llojin e gripit që po qarkullon në vendin tonë. Gjatë një dalje për mediat, drejtuesja e laboratorit Iris Hasibra, tha se situata e infektimeve është normale për stinën.

“Numri mbetet i ulët aq sa për të mos paraqitur një situatë epidemiologjike të rëndë. Për virusin A H3N2 , OBSH deklaron se nuk është një virus i ri, pra nuk duhet të kemi vend për panik”, tha Iris Hasibra.

Sa i takon debateve për mospërputhjen mes vaksinës se gripit dhe varinteve të ndryshuara të gripit Hasibra u shpreh: “Ky variant ka bërë pjesë më përpara në përbërje të vaksinës. Virusi A H3N2 çdo sezon të gripit ka një qarkullim masiv, shkakton një ashpërsi të simptomave dhe raste të shtruara në spital”, tha ajo.

Megjithatë rekomandimet e OBSH, vijojnë të jenë për injektimin e vaksinës së gripit veçanërisht për grupet e riskut. Aktualisht në vendin tonë situata me infektimet paraqitet e qetë, por specialistët parashikojnë rritje të numrit të rasteve por edhe të shtrimev spitalore si pasojë e gripit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026