Infektologu Salih Ahmeti për COVID-19 në Kosovë: Përhapja e coronavirusit varet nga respektimi i masave prej qytetarëve

18 Mars 2020 | 18:40

Infektologu Salih Ahmeti nga Prishtina tha për Euronews Albania që ekziston mundësia që Kosova të ketë një numër më të lartë të rasteve me COVID-19 të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Këta persona eventualisht mund të jenë ende pa simptoma, në fazën e inkubimit të tyre dhe që mund të manifestojnë sëmundjen në ditët e ardhshme,” tha z. Ahmeti gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare në studion e Ilva Now.

Ditën e mërkurën Kosova shënoi 20 të prekur nga coronavirusi.

“Ekipet tona epidemiologe po bëjnë testime në terren në mënyrë që këto vatra t’i lokalizojnë sa më tepër dhe sëmundjen ta detektojnë sa më parë në mënyrë që efekti i përhapjes së virusit të ngushtohet,” shtoi infektologu Ahmeti.

Pyetur lidhur me parashikimin e tij për numrin e të infektuarve në vend, mjeku tha se ishte e vështirë të parashikohej dhe se kjo varej edhe nga respektimi i masave nga ana e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021