Inflacioni shtyn gjermanët të heqin dorë nga pushimet dimërore

25 Tetor 2022 | 19:05

Më pak gjermanë mund të shkojnë në vendpushimet e skive dhe destinacionet e tjera të njohura të pushimeve dimërore në muajt e ardhshëm.

Kjo sepse ata duhet të kursejnë para pas rritjes së kostos së jetesës, tregon një sondazh.

Pothuajse gjysma e qytetarëve gjermanë që zakonisht shkojnë me pushime në dimër do të anashkalojnë udhëtimin ose do të gjejnë një opsion më të lirë këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve, shkruan KosovaPress.

Rreth 23 për qind e të anketuarve thanë se do të “anulonin” planet e tyre të pushimeve dhe 26 për qind e tyre do të hiqnin dorë nga udhëtimet.

Inflacioni i lartë pritet të dërgojë ekonominë gjermane në recesion në tremujorët e ardhshëm. Në shtator, çmimet e konsumit u rritën me 10 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet

Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia kanë shpallur një “situatë emergjente” në një përpjekje për të lehtësuar pasojat e sulmeve ajrore në rritje të...
08:45 | 27/06/2026

Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?

Në Serbi, gjermanët nganjëherë quhen Švabe, nga fjala gjermane Schëaben për banorët e rajonit historik të Shvabisë. Është një term disi i pasjellshëm, por jo...
08:32 | 27/06/2026

Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar

Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia Melonin duke bërë të gjitha gjërat që mund...
08:19 | 27/06/2026