Influencuesja meksikane qëllohet për vdekje teksa ishte live në TikTok
Një influencere 23-vjeçare nga Meksika është qëlluar për vdekje ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në TikTok, tha zyra e prokurorit të shtetit.
Valeria Marquez u vra kur një burrë hyri në sallonin e saj të bukurisë në qytetin e Guadalajarës “dhe me sa duket qëlloi me armë drejt saj”, sipas zyrës së prokurorit të shtetit të Jaliscos.
Motivi për sulmin fatal nuk është identifikuar, por rasti po hetohet si femicid, kur gratë dhe vajzat vriten për shkak të gjinisë së tyre, tha prokurori i shtetit.
Dhuna me bazë gjinore është shumë e zakonshme në Meksikë, ku OKB-ja raporton se 10 gra ose vajza vriten çdo ditë nga partnerët ose anëtarët e familjes.
Pak momente para vdekjes së saj, Marquez ishte ulur në një tavolinë duke mbajtur një kafshë prej pelushi në sallonin e saj të bukurisë në periferi të Zapopanit duke bërë një lidhje “live” në Tik Tok.
Sekonda më vonë, ajo qëllohet për vdekje, dhe pamjet mbarojnë vetëm kur një person tjetër (një grua) merr telefonin e saj për të ndaluar regjistrimin.
Mediat lokale raportojnë se ajo u vra nga një burrë që pretendonte se i sillte një dhuratë.
Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 18:30 sipas orës lokale dhe konfirmoi vdekjen e znj. Marquez, sipas prokurorit të shtetit.
Zyra e prokurorit nuk e emëroi asnjë të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij