Vrasja në Has pas sherrit për pronën, 41-vjeçari mori hak pasi i dhunuan prindërit

7 Maj 2025 | 18:03

Është zbuluar shkaku i vrasjes së 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu në Has, ngjarje e ndodhur këtë të mërkurë ndërsa autori i dyshuar i krimit është Ylber Jaku, 41 vjeç.

Dyshohet se dy ditë më parë, viktima Ryshyt Sallahu, së bashku me motrën e tij 21-vjeçaren Artjola Sallahu, kanë goditur me mjete të forta shtetasit Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, prindërit e autorit të dyshuar të vrasjes së sotme gjatë një sherri për motive pronësie.

Si pasojë e këtij incidenti, 41-vjeçari Ylber Jaku ka vendosur të marrë hak vetëm një ditë më pas, duke qëlluar për vdekje 34-vjeçarin.

Trupi i pajetë i Ryshyt Sallahut u gjet brenda makinës së tij në fshatin Pla të Hasit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë së Hasit dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, u bë arrestimi i menjëhershëm i autorit të dyshuar. Policia sekuestroi gjithashtu armën e zjarrit që dyshohet se u përdor në krim.

Konflikti për motive pronësie mes familjes Jaku dhe familjes Sallahu vijon prej më shumë se 10 vitesh, ndërsa familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite, duke kërkuar zgjidhje për këtë problematikë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 16:40, në fshatin Pla, shtetasi Ylber Jaku, 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ryshyt Sallahu, 34 vjeç, për motive pronësie.

Ndërlidhja me ngjarjen e një dite më parë

Policia njofton se një ditë më parë, të martën, ka ndodhur një konflikt për pronësi në fshatin Pla. Në lidhje me këtë konflikt, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja A.S, nën akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë sherrit për pronë, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

Të dy u dërguan për ndihmë mjekësore; A. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026