“Innovation Now”, Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris

11 Qershor 2025 | 12:17

Nga data 11 deri më 14 qershor 2025, Parisi do të jetë qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit, falë edicionit të radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për start up-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara. Në këtë arenë globale, Shqipëria përfaqësohet me moton “Albania Future Now”, pjesë e fushatës Innovation Now e mbështetur nga EU4Innovation (GIZ) dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar..

Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit do të marrin pjesë katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA.

Durana Tech Park është një nga projektet më ambicioze që synon të kthehet në epiqendër të kërkimit, inovacionit dhe prodhimit teknologjik. Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla e të mesme, Parku Teknologjik Durana synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase.

TEDA Tirana është zona e parë ekonomike e lirë në Shqipëri, që me pozicionin gjeografik, në zemër të Ballkanit, me burime të shumta natyrore dhe një fokus të qartë në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative. TEDA ofron një platformë ideale për zgjerimin e bizneseve në një mjedis të favorshëm fiskal dhe logjistik.

Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH / AIC) synon që duke përdorur në mënyrë efikase asetet shtetërore dhe kapitalin publik e privat, të nxisë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe social në vend, nëpërmjet trasformimit të ideve të reja në projekte strategjike të investimeve kombëtare dhe rajonale, ku përfshihen parqet shkencore dhe teknologjike, industritë e panairit, turizmi dhe industria e pasurive të paluajtshme.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbështet investitorët vendas e të huaj, që dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme në Shqipëri, duke u ofruar asistencë të plotë për projektet e tyre, që nga analizat e tregut dhe identifikimi i sektorëve potencialë, deri te shërbimet pas investimit.

Me pjesëmarrjen e saj në VivaTech 2025, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Nën moton “Innovation Now- Albania Future now”, Shqipëria jo vetëm që do të prezantojë projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe do të ndërtojë ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, start up-e dhe investitorë të mëdhenj.

E themeluar në vitin 2016 nga Publicis Groupe dhe Groupe Les Echos, VivaTech është kthyer në një pikë takimi të domosdoshme për liderët e së ardhmes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë...
09:29 | 23/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Konkretisht viktimat e identifikuara janë: Mohamed Lotf dhe Mohamed...
19:18 | 22/07/2026

Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit

Franca regjistroi 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së jashtëzakonshme të të nxehtit që preku vendin midis 17 qershorit dhe 2 korrikut, tha të mërkurën Shëndeti...
18:59 | 22/07/2026