Instituti i Shëndetit në Norvegji rekomandon ndalimin e përdorimit të “AstraZeneca”
Norvegjia duhet të ndalojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. Ky është rekomandimi që ka dhënë Instituti i Shëndetit Publik të vendit.
Një ditë më parë, Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që hoqi dorë përfundimisht nga aplikimi i “AstraZeneca” për shkak të lidhjes së vaksinës me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.
“Tani ka shumë më shumë informacion për lidhjen midis vaksinës AstraZeneca dhe incidenteve të rralla dhe serioze të trombociteve të ulëta, mpiksjes së gjakut dhe gjakderdhjes,” tha Geir Bukholm, drejtor i kontrollit të infeksionit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Norvegjisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, por edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë pohuar se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj.
Bazuar në evidencat dhe informacionet e deritanishme, z. Geir Bukholm thotë se e kanë parë të udhës që Norvegjia të ndalojë përdorimin e vaksinës së “AstraZeneca”.
“Bazuar në këtë njohuri, ne kemi arritur në një rekomandim që vaksina AstraZeneca të hiqet nga programi i vaksinimit në Norvegji”, theksoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Danimarka bëhet vendi i parë në Europë që braktis vaksinën AstraZeneca
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta