Integrimi në BE, kryenegociatori Zef Mazi zhvillon takime të rëndësishme në Poloni
Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka zhvilluar një vizitë në Poloni, ku dhe pati takime me emra të njohur të politikës.
Ai bëri një pasqyrë të plotë të progresit të Shqipërisë në fushën e reformave dhe siguroi për vijimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kryenegociatori shqiptar kërkoi mbështetjen e Polonisë për miratimin e kuadrit negociues dhe datën e uljes në tryezën e bisedimeve teknike me BE-në në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar gjithë kërkesat e Këshillit Evropian dhe është krejtësisht e gatshme të ulet në tryezë me Bashkimin Evropian.
“Tani i takon Këshillit Evropian të bëjë detyrën e tij, të mbajë premtimin, të gjejë forca të ngrihet lart dhe te vendosë datën të ulet në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë. Kjo kërkese e Shqipërisë, që është edhe mendim i Komisionit Evropian, është e logjikshme: deri kur do pritet! Pritja për një kohë të pakufizuar nuk është në të mirë as të Shqipërisë as të BE-së”, theksoi z. Mazi.
Zyrtarët polakë nënvizuan përparimin e gjithanshëm të Shqipërisë dhe përcollën mbështetjen për rrugën evropiane.
“Ju keni bërë dhe arritur shumë. Keni pasur dhe do keni ne vijim mbështetjen e plotë të Polonisë në çdo hap dhe fushe te integrimit evropian”, theksuan ata.
Bashkëbiseduesit nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike, euro-atlantike në kontekstin e NATO-s, ndërsa përgëzuan Shqipërinë për zgjedhjen si anëtare jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta