Integrimi në BE, Shkodra: Standardet europiane parashikojnë dhe gjoba deri në 10 mln euro

27 Maj 2026 | 22:03

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat që sipas tij shoqërojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane.

Shkodra u shpreh se Shqipëria po kalon me ritme shumë të shpejta ligjet që lidhen me procesin e integrimit, por paralajmëroi se kjo shpejtësi nuk po lë hapësirën e nevojshme për analizim dhe përgatitje të biznesit dhe institucioneve për zbatimin e tyre praktik.

“Procesi që ne po kryejmë është fillimisht legjislativ. Po kalojmë ligje me një shpejtësi marramendëse dhe kjo nuk na lejon gjithmonë t’i analizojmë siç duhet. Ne nuk negociojmë përmbajtjen e legjislacionit europian, por duhet të dimë se çfarë na pret kur ai të hyjë në fuqi”, u shpreh Shkodra.

Shkodra vuri theksin edhe te standardet që bizneset shqiptare duhet të përmbushin për të qenë konkurruese në tregun europian me mbi 450 milionë konsumatorë, duke sjellë si shembull ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe taksën e karbonit për produktet me nivel të lartë ndotjeje.

“Gjoba është deri në 10 milionë euro për mos-trajtimin siç duhet të informacionit personal të individëve”, deklaroi Shkodra.

Sipas tij, një pjesë e mirë e legjislacionit europian do të hyjë plotësisht në fuqi në momentin e anëtarësimit të vendit në BE, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të jetë e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, në rast se integrimi vonohet për arsye politike apo gjeopolitike brenda vetë Bashkimit Europian.

Ai tha se aktualisht ekziston një dinamikë pozitive për zgjerimin e BE-së, por shtoi se askush nuk mund të garantojë se situata do të mbetet e njëjtë deri në vitin 2029, për shkak të debateve të brendshme që po zhvillohen në Bashkimin Europian për çështje themelore si vetoja dhe mënyra e vendimmarrjes.

“Unë nuk jam nga ata që mendojnë se anëtarësimi është 100% i sigurt. Sot trendi dhe dëshira janë pozitive, por ne nuk e dimë si do të jetë Bashkimi Europian pas disa vitesh. Vetë BE-ja po diskuton për ndryshime të rëndësishme të brendshme”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026