“Inteligjenca artificiale” përzgjidhet si fjala e vitit 2023

1 Nëntor 2023 | 17:20

Ndikimi i inteligjencës artificiale ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa krijuesit e Fjalorit Collins i kanë dhënë titullin “fjala e vitit”.

Sipas Alex Beecroft, drejtor i Collins, përdorimi i këtij togfjalëshi është katërfishuar gjatë 2023.

Në një eksperiment të ngjashëm të kryer nga BBC, Euronews Albania e pyeti ChatGPT për një koment lidhur me këtë zhvillim dhe mori këtë përgjigje:

“Përzgjedhja e inteligjencës artificiale si fjala e vitit nga Fjalori Collins reflekton rëndësinë dhe ndikimin në rritje të saj në jetën tonë të përditshme”.

Ndër përdorimet e shumta të inteligjencës artificiale, rasti më i fundit është ai i the Beatles.

Grupi legjendar deklaroi se kishte përdorur këtë teknologji për të marrë vokalin e të ndjerit John Lennon nga një kasetë e vjetër dhe për të prodhuar “këngën e tyre të fundit”, që do të publikohet gjatë kësaj jave.

Përdorimi i inteligjencës artificiale është përhapur edhe në televizione.

Më herët gjatë këtij viti, Euronews Albania u kthye në lider të fjalës më të fundit të teknologjisë, ndërsa prezantoi për herë të parë folësen virtuale të lajmeve, “Tokyo Tirana”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës

Për rreth një vit e gjysmë, Rusia dyshohet se ka zhvilluar një operacion të gjerë spiunazhi ndaj vendeve europiane, duke përdorur qindra dronë të lëshuar...
17:52 | 02/07/2026

Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë

Irani ka kritikuar një takim rajonal të sigurisë të udhëhequr nga SHBA-të, të organizuar nga Bahreini, pasi zyrtarë të lartë ushtarakë nga 12 vende të...
17:52 | 02/07/2026

Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Një grua ruse qante me dënesë derisa një grup burrash rrinin ulur në errësirën e një furgoni të bardhë; një tjetër i bërtiste një ushtari...
17:34 | 02/07/2026