Inteligjenca Artificiale, shqetësim manipulimi i fotove dhe videove për propagandë
Studentë, gazetarë dhe profesionistë të tjerë po e përdorin inteligjencën artificiale si një mjet ndihmës në punën e tyre të përditshme, por bashkë me avantazhet teknologjike lindin edhe shqetësime të reja për keqpërdorimin.
Duke qenë se lajmet e rreme krijohen për t’u shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale, kjo i bën ato tërheqëse për ripublikim në internet nga media që rendin pas titujve “karrem” dhe klikimeve kundrejt fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar.
Fotot dhe videot e gjeneruara nga Inteligjenca artificiale janë përdorur se fundmi edhe ne konfliktet në Ukrainë dhe në Gaza. Të para miliona herë në internet që nga fillimi i luftës, këto imazhe kanë ilustruar potencialin e kësaj teknologjie si një mjet propagande. Që nga fillimi i luftës fotot e gjeneruara nga Inteligjenca artificiale, të përhapura në mediat sociale janë përdorur për të bërë pretendime të rreme në lidhje me përgjegjësinë për viktimat ose për të mashtruar njerëzit për mizori që nuk kanë ndodhur kurrë.
Disa shtete, si Australia po ndërmarrin ndryshime ne legjislacion për të luftuar këtë fenomen. Shpërndarja e imazheve pornografike të fabrikuara në mënyrë dixhitale do të sjellë një dënim me gjashtë vjet burg, sipas ligjeve të reja kombëtare të propozuara në Australi që do të votohen në parlament javën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale