Inter-Roma shtyhet për shkak të funeralit të Papës, zikaltërit në vështirësi

22 Prill 2025 | 16:25

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Romës, e planifikuar për këtë të shtunë, do të ricaktohet për një datë tjetër, për shkak të funeralit të Papa Françeskut. Autoritetet italiane kanë vendosur që të gjitha ndeshjet e Serisë A të parashikuara për 26 prill të shtyhen, si shenjë respekti dhe për arsye organizative.

Lajmi është konfirmuar nga ministri italian për Mbrojtjen Civile, Nello Musumeci, i cili theksoi se kalendari do të rishikohet në përputhje me zhvillimet institucionale dhe organizative të asaj dite.

Sipas mediave italiane, përballjet Lazio-Parma dhe Como-Genoa pritet të zhvillohen të dielën ose të hënën, por situata është më e ndërlikuar për sfidën Inter-Roma. Kjo për shkak se Interi është ende i angazhuar në dy fronte: Coppa Italia dhe Ligën e Kampionëve.

Skuadra zikaltër do të përballet me Milanin më 23 prill në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, ndërsa më 30 prill udhëton drejt Barcelonës për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League. Kjo e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes ndaj Romës javën e ardhshme.

Sipas “Corriere dello Sport”, tre janë datat e mundshme për riorganizimin e sfidës:

14 maji, por vetëm nëse Interi nuk arrin të kualifikohet për finalen e Kupës së Italisë, e planifikuar për atë ditë;

21 maji, një e mërkurë, pak para javës së fundit të kampionatit; dhe një opsion i tretë mund të hapet vetëm nëse ndodhin ndryshime në kalendarin e garave evropiane.

Për momentin, Federata Italiane e Futbollit është duke shqyrtuar të gjitha alternativat për të gjetur një zgjidhje që nuk cenon integritetin dhe barazinë e garës në Serinë A.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026