Interi “i thotë” lamtumirë kupës, Bolonja e mposht 1-2! Kush e pret në çerekfinale
Interi i ka dhënë lamtumirën kupës së Italisë, ndërsa është mposhtur nga Bolonja.
Ekipi surprizë i kampionatit Italian ka shkëlqyer dhe në kompeticionin tjetër, duke eliminuar favoritin kryesor për ta fituar. Në Meazza përpara 80 mijë të pranishmëve skuadrat dhuruan spekaktël të vërtetë, me raste të humbura, penallti dhe 3 fola të shënuar.
Interi ishte skuadra që prodhoi më tepër, por duke shpërdoruar shumë mundësi, teksa më e mirë ishte ajo me Lautaro Martinez në minutën e 65’, i cili humbi penalltinë. 90’ nuk prodhuan fitues, me të dyja skuadrat që e patën të pamundur të gjejnë golin, teksa dicka të tillë do ta bënin në kohën shtesë.
Në minutën e 92’ Augusto zhbllokoi rezultatin me Interin që gjeti avantazhin e u duk se do të kalonte më tej. Bolonja ashtu si gjatë gjithë këtij sezoni diti të surprizojë kundërshtarin duke e përmbysur në harkun kohor të 4 minutave me Bëkëma dhe Ndoye. Me këtë humbje Interi i jep lamtumirën trofeut të parë, kupës, ndërsa do të luftojë për kampionatin dhe Champions League. Në anën tjetër, Bolonja avancon më tej, ku në cerekfinale e pret Fiorentina.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta