English

Hidhet shorti i Champions  League, përballje interesante pas fazës në grupe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

16 skuadrat e kualifikuara në fazën me eliminim direkt të Champions League kanë njohur kundërshtarët e tyre.

- Advertisement -

Shorti është hedhur mesditën e së hënës, ndërsa nuk mungojnë përballet interesante. Nënkampionët e Evropës, Interi do të përballen me Atletikon e Madridit, ndërsa një tjetër sfidë që spikat është ajo mes Napolit dhe Barcelonës.

Shorti është treguar i butë me një pjesë të skuadrave të mëdha, si Bayern i cili sfidohet nga Lazio apo Manchester City i cili do të ndeshet me Kopenhagenin, që mbërrin në këtë fazë të trofeut për herë të dytë në histori. Kampionët në fuqi kanë shancin më të mirë të kalojnë më tej, edhe pse Kopenhagen nuk duhet nënvlerësuar.

PSG e kualifikuar në këtë fazë si vend i dytë përballet me surprizën Sociedad, ndërsa Dortmundi udhëton drejt Holadnës ku e pret PSV Eindhoven. Portugezët e Porto u shortuan përballë Arsenalit, e cila vjen me synime të mëdha, ndërsa Leipzig me gjigantët e Realit të Madridit.

Ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt luhen në shkurt dhe ato të kthimit në muajin mars.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?