“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.
Sipas tij, zgjatja pa fund e këtij procesi nuk i shërben askujt dhe vetëm sa bëhet më e lodhshme për njerëzit.
“Jam më afër pozicionit te një qytetari të thjeshtë që është i lodhur nga kjo lloj telenovele, por që në thelb mendon që ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, edhe për Veliajn, Berishën apo dhe ata që kanë bërë burg për drita. Kjo do ishte arritje nëse do funksiononte një ditë. Ligji duhet të na trajtojë të gjithëve si të barabartë.
Gjëja më e keqe që mund të bëjë drejtësia është që të marrë vendime të stisura ose të prishë procesin me shkelje.
Jam i lodhur nga kjo lloj telenovele. Duhet të ishin sqaruar gjërat shumë më shpejt dhe të ishte mbyllur si histori; sa më shumë zgjat, aq më e lodhshme bëhet edhe për njerëzit.
Në momentin që një politikan përballet me drejtësinë, gjërat duhet të dalin të qarta dhe të merret një vendim. Sa më e gjatë bëhet historia, aq më shumë humbet fokusi nga drejtësia, diçka që vonohet është problem për atë që po përballet me drejtësinë, për besueshmërinë e sistemit dhe për publikun që ka nevojë të kuptojë a ka apo s’ka problem”, tha Hasimja.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë