Internet në çdo ndërmarrje/ INSTAT: 15% e kanë përdorur për shitjen e produkteve

19 Shtator 2023 | 15:55

Interneti është pjesë e pandashme e përditshmërisë, në familje apo dhe punë.

Thuajse të gjitha ndërmarrjet me mbi 10 persona kanë kompjuterë me akses në internet.

Sipas raportit të fundit të institutit të statistikave, vetëm 29,9 % e të punësuarve gjithsej e kanë përdorur kompjuterin me akses në Internet për arsye pune.

Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 72,3%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 56,3%.

Ajo cfra ëvihet re është se 14,8% e ndërmarrjeve e kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30,7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25,7%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026