Investimet e huaja në Serbi, rritet ndikimi nga Rusia dhe Kina (Shifrat)
Rreth 4.5 miliardë euro u investuan nga kompanitë e huaja këtë vit në Serbi, që është diçka më mirë se vitin e kaluar, por mëse e mjaftueshme që qeveria serbe të mburret për rekordin e investimeve dhe modelin e saj ekonomik.
“Dy të tretat e të gjitha investimeve në rajon vijnë në Serbi. Kjo është pasojë e stabilitetit politik dhe qëndrueshmërisë, që është faktori më i rëndësishëm për investitorët dhe cilësinë e forcës së punës”, deklaron Marko Čadež, president i Dhomës Serbe të Tregtisë:
Por për suksesin në tërheqjen e investimeve, subvencionet për vend pune dhe një sistem bujar stimulues në formën e përfitimit nga taksat kanë ndikim të madh.
Ndërkohë Mihajlo Gajić, ekonomist shprehet: “Kompanitë që investojnë në vendin tonë nuk duhet të paguajnë tatim mbi fitimin për 10 vjet. Ato bëjnë përjashtim nga taksa të shumta lokale dhe kanë edhe përfitime të ngjashme”.
Edhe pse është kritikuar shpesh nga Brukseli për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, apo për Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë me Kinën, investitorët e huaj nuk ankohen dhe nuk i kanë problem marrëdhëniet e mira të Beogradit me Moskën dhe Pekinin.
“Ne synojmë kryesisht tregun e BE-së. Rusia nuk bën ndonjë dallim të madh në të ardhurat nga eksporti, por mendoj se është me rëndësi të hapemi me njerëzit që shkojnë e vijnë, pasi situata në të cilën gjendet Rusia e ka bërë Serbinë shtëpinë e re të rusëve”, deklaroi Marko Čadež.
Shumica e investimeve në Serbi vijnë nga Bashkimi Evropian, por edhe nga Azia, me në krye Kinën. Këto janë dhe tregjet ku Serbia eksporton më së shumti, bashkë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit