Irani atentat Trump! Eksperti Shala: Kërcënimet vazhdojnë, Hormuzi me strategji

15 Mars 2026 | 21:20

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Shala gjatë fjalës së tij u shpreh se Izraeli dhe SHBA sulmuan dhe vranë liderin suprem të vendit dhe prandaj Teherani kërkon të veprojë me ndonjë atentat ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Ndër të tjera ai theksoi se me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Irani po ia arrin qëlimeve pasi po e përdor si armë strategjike dhe kjo solli lëkundje në tregjet botërore.

“Ata goditën liderin e Iranit dhe Irani do përpiqet të godasë liderin e tyre. Nuk është kusht ta godasi me raketa. Ajo mund të organizojë një atentat, mund të bëjë një veprim. Irani ka organizuar atentat edhe ndaj presidentit Trump.

Është vërtetuar para se të vinte në pushtet presidenti Trump. Pra, Irani kërcënoi edhe presidentin Trump pasi u vra ajtullahu.  Kërcënoi dhe bën mirë që të ruhet. Pra, pjesë e kësaj lufte është edhe dekapitimi udhëheqës që në pak luftra ka qenë kjo.

Të paktën deklarimi, sepse lideri gjithmonë është një objektiv, por nuk ka qenë synimi i deklaruar. Për sa i përket, një tipar tjetër i kësaj lufte që do ta lidh me Hormuzin është dimensioni ekonomik që ka kjo luftë.

Pra në këtë rast është një luftë që zhvillohet me mjete ushtarake, me mjete ekonomike dhe me mjete kibernetike dhe luftë kibernetike. Me mjete ushtarake dihet sulm avione, bomba, raketa hedh këtu, hedhe atje. Kurse një dimension ekonomik është nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit.

Pra duke e përdorur si armë strategjike Irani po e përdor Ngushicën e Hormuzit si një armë strategjike për të arritur qëllimet e veta dhe me sa duket po i arrin qëllimet sepse derisa patë një lëkundje të madhe të tregjeve botërore, patë një lëkundje të çmimeve, edhe ka një një amulli të madhe. Domethënë ky konflikt tashmë nëpërmjet aspektit ekonomik po globalizohet. Pra po bëhet një konflikt botëror”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke paralajmëruar për një bilanc të rëndë njerëzor....
08:12 | 25/06/2026

Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?

Venezuela është goditur nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës, me një diferencë prej më pak se një minute mes tyre, duke shkaktuar...
08:08 | 25/06/2026

Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë

Venezuela është tronditur nga dy tërmete të forta që kanë lënë pas të paktën 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur. Lajmi u konfirmua nga...
08:03 | 25/06/2026