Irani deklaron se nuk do dërgojë forca ushtarake për të luftuar kundër Izraelit

30 Shtator 2024 | 15:08

Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripin e Gazës për të luftuar kundër Izraelit mes sulmeve të intensifikuara ndaj Hezbollahut, një grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit.

Nga sulmet e Izraelit në Liban është vrarë lideri i grupit militant, Hassan Nasrallah, dhe disa nga anëtarët e tjerë të lartë të këtij grupi, duke shtuar shqetësimet se konflikti mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

“Nuk ka nevojë të dërgojmë forca shtesë ose vullnetare nga Republika Islamike e Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani, më 30 shtator, duke shtuar se Libani dhe luftëtarët në territoret palestineze “kanë aftësinë dhe forcën për ta mbrojtur veten kundër agresionit”.

Deklarata e Kananit erdhi pasi Naim Qassem, zëvendësshefi i Hezbollahut, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka përfshirë vetëm krahun e tij të armatosur në listën e zezë, por jo partinë politike, tha se një zëvendësues për Nasrallah do të gjendet “shumë shpejt”.

Në mesazh, ai tha se përzgjedhja do të bëhej sipas procedurave të rregullta të Hezbollahut. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Partia politike e Hezbollahut ka vende në parlamentin libanez.

Nasrallah u vra javën e kaluar në një sulm ajror izraelit në qendrën jugore të komandës së Hezbollahut. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, vizitoi zyrën e Hezbollahut në Teheran më 30 shtator “për ta nderuar” Nasrallahun, sipas faqes zyrtare të qeverisë.

Sulmet ajrore të Izraelit vazhduan edhe më 30 shtator, me një goditje në qendër të Bejrutit për herë në gati një vit konflikt me Hezbollahun, që filloi pasi një grup tjetër i mbështetur nga Irani, i njohur si Hamas – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – nisi një operacion kundër Izraelit që vrau rreth 1.200 persona dhe mori peng 250 të tjerë, të cilët u dërguan në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi ka përjetuar një sulm të madh rus, ndërsa raketat balistike kanë rënë mbi disa lagje, duke shkaktuar shpërthime. Duke shkruar...
08:15 | 16/07/2026

SHBA vendos tarifa për importet braziliane

SHBA-të vendosën të mërkurën tarifa prej 25% për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që zbuloi se vendi i Amerikës së Jugut ishte i...
08:14 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)

Cilësia e ajrit në Toronto u rendit si më e keqja midis qyteteve të mëdha në mbarë botën të mërkurën, ndërsa tymi nga zjarret në...
08:10 | 16/07/2026