Irani dënon urdhrin e Trump për testet e armëve bërthamore

31 Tetor 2025 | 09:05

Irani ka dënuar urdhrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump drejtuar Pentagonit për të filluar testimin e armëve bërthamore duke e quajtur atë “të papërgjegjshëm” dhe duke thënë se ai përfaqëson një “kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë globale”.

“Njoftimi për të rifilluar testimin e armëve bërthamore është një veprim prapaveprues dhe i papërgjegjshëm, një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë globale”, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në një postim në platformën X.

“Bota duhet të bashkohet për t’i mbajtur SHBA-të përgjegjëse për normalizimin e përhapjes së armëve të tilla të urryera”, shtoi ai.

Ai gjithashtu thekson se SHBA-të po demonizojnë programin bërthamor të Iranit dhe po kërcënojnë objektet bërthamore të vendit të tij me sulme të reja.

“Duke e riemëruar “Ministrinë e Mbrojtjes” në “Ministrinë e Luftës”, një ngacmues i armatosur me armë bërthamore po rifillon testet e armëve bërthamore.

I njëjti ngacmues po demonizon programin bërthamor paqësor të Iranit dhe kërcënon me sulme të reja ndaj objekteve tona të mbrojtura bërthamore, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, vëren kreu i diplomacisë iraniane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026