Irani do të ndihmojë Rusinë me dronë, pretendon SHBA
Irani po planifikon që të furnizojë Rusinë me qindra dronë për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë pretendojnë se disa prej këtyre dronëve kanë kapacitete luftarake.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për çështjen e sigurisë, Jake Sullivan thotë se për këtë qëllim Irani po stërvit forcat ruse për përdorimin e dronëve.
Sipas tij ende nuk është e qartë nëse Moska i ka marrë në dorëzim këto dronë.
Vetë Irani thotë se bashkëpunimi në fushën e teknologjisë me Rusinë ka nisur para luftës, pa konfirmuar apo mohuar pretendimin e SHBA.
Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën e Ukrainës si për Kievin ashtu edhe për Moskën.
Javën e kaluar Ukraina apeloi për dhurim të dronëve për t’i përdorur në luftë kundër Rusisë.
Kremlini ka bërë me dije se presidenti, Vladimir Putin do të udhëtojë për në Teheran më 19 korrik.
Gjatë vizitës ai do të takohet me homologun iranian, Ebrahim Raisi dhe presidenti turk, Erdogan për të biseduar për paqen në Siri.
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues
Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
- 08:23 Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 08:00 Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës
- 07:45 SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues
- 07:30 Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
- 07:15 Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë