Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam kushte përfundimtare dhe të qëndrueshme

4 Prill 2026 | 14:27

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e la derën e hapur për të zvilluar bisedime paqeje me SHBA-në nëpërmjet ndërmjetësimit nga Pakistani, por nuk dha asnjë shenjë të gatishmërisë së Teheranit për t’u përkulur ndaj kërkesave të Trump.

Araghchi, tha se vendi i tij “nuk ka refuzuar kurrë” të marrë pjesë në bisedimet në Pakistan që synojnë t’i japin fund luftës.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës ndaj Pakistanit për përpjekjet e tij dhe nuk kemi refuzuar kurrë të shkojmë në Islamabad. Ajo që na intereson janë kushtet përfundimtar dhe të qëndrueshëm të luftës së paligjshme që na është imponuar”, ka shkruar Araqchi në X.

Sipas The Guardian, në javët e fundit, Pakistani e ka vënë veten në qendër të përpjekjeve për të arritur një armëpushim për t’i dhënë fund luftës, me zyrtarët që kanë kërkuar bisedime në kryeqytetin Islamabad.

Ndërsa Araghchi fajëson median amerikane për keqraportimin e gatishmërisë së Iranit për t’u angazhuar në negociata, agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se Teherani refuzoi bisedimet me Uashingtonin. Zyrtarët iranianë më parë akuzuan SHBA-në se po i përdorte bisedimet si një hile për të rritur më shumë sulmet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026