Irani: Kemi ekzekutuar katër “sabotues” të lidhur me Mossadin

29 Dhjetor 2023 | 09:10

Irani ka ekzekutuar katër “sabotues” të lidhur me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, tha agjencia e lajmeve Mizan, që është e lidhur me sistemin gjyqësor iranian.

“Katër anëtarë të një ekipi sabotues të lidhur me regjimin Zionist v.j. referencë për Izraelin] që kanë kryer veprime të gjera kundër sigurisë së shtetit nën udhëheqjen e zyrtarëve të Mossadit, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm pas procedurave ligjore”, raportoi Mizan më 29 dhjetor.

Dy javë më parë, agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA, tha se një agjent i dyshuar i Mossadit ishte ekzekutuar në provincën juglindore të Sistan-Baluçistanit. Megjithatë, kjo media nuk identifikoi personin e ekzekutuar dhe as nuk dha detaje për akuzat për të cilat ai dyshohej.

Zyrtarët iranianë shpesh akuzojnë fuqitë e huaja për ndërhyrje dhe gjykimet në Iran zhvillohen në mënyrë jotransparente.

Po ashtu Irani, armik i Izraelit, ka lavdëruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – për sulmet e 7 tetorit në jug të Izraelit, që nxitën luftën.

Si pasojë e sulmeve të befasishme të Hamasit, në Izrael u vranë 1.200 persona dhe u rrëmbyen 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me fushatë tokësore dhe ajrore në Gazë, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 21.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesë të mëdha të Rripit të Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë banorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026