Irani kundërshton lidhjen me objektivat e goditura në Siri, dënon sulmin izraelit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë raportet e mediave izraelite se një objekt i lidhur ose i mbështetur nga Irani ishte objektivi i sulmeve izraelite në Siri që vranë të paktën 16 persona dhe u plagosën 36.
“Ajo që kanë njoftuar burimet zyrtare nga qeveria siriane është se ka pasur sulme në disa objekte siriane, duke përfshirë një sulm në një qendër kërkimore të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë siriane”, u tha Nasser Kanaani gazetarëve gjatë një konference për shtyp.
“Ne e dënojmë këtë agresion kriminal në termat më të ashpër të mundshëm”.
Izraeli është zotuar për të parandaluar shtrirjen e Iranit në Siri, sidomos për faktin se Siria përbën rrugë kyçe për Iranin për transportim të armëve te grupit militant i Libanit, Hezbollahu.
Hezbollahu është përleshur me forcat izraelite në 11 muajt e fundit, duke i konsideruar veprimet e veta si shenjë solidarizimi me Hamasin që po lufton kundër Izraelit në Gazë, shkruan REL.
Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.
Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë kanë lënë mbi 40.000 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç