Irani: Materiali bërthamor nuk është në centralet e goditura nga Izraeli
Izraeli ka ndërmarrë sulme raketore ndaj disa objekteve bërthamore iraniane përfshirë centralet e Natanz, Isfahan, Khandab dhe Arak.
Por, Irani pretendon se materialet bërthamore janë evakuuar përpara sulmeve, duke thënë se janë zhvendosur në një “vend të sigurt”.
Komandanti iranian Mohsen Rezaei ka konfirmuar publikisht se asnjë material radioaktiv nuk ka mbetur në objektet e goditura.
“Izraeli goditi Natanzin, Isfahanin, Khandabin dhe Arakun, por ato ishin evakuuar tashmë. Të gjitha materialet janë zhvendosur në një vend të sigurt”, tha Rezaei të enjten, raportojnë mediat iraniane, duke cituar burime të brendshme ushtarake.
Sulmet izraelite, të cilat nisën të premten e kaluar, kanë për qëllim dëmtimin e aftësive bërthamore të Iranit.
Presidenti Trump nga ana tjetër ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake, por deri tani ka ndaluar veprimet e drejtpërdrejta, duke preferuar negociatat diplomatike për rreth dy javë.
Trump i ka dhënë Iranit dy javë kohë për një marrëveshje, duke mbështetur përpjekjet evropiane për negociata paqësore në Gjenevë me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë