Irani mohon pretendimet e Trump për negociata: Nuk ka bisedime mes palëve!

25 Mars 2026 | 08:46

Iran ka mohuar pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump për ekzistencën e bisedimeve mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se nuk ka asnjë negociatë në zhvillim me Shtetet e Bashkuara.

Baghaei akuzoi SHBA-të për “tradhti të diplomacisë”, duke pretenduar se Irani është sulmuar ndërsa ishte i përfshirë në një proces negociues.

“Dje e kemi bërë të qartë se nuk ka bisedime apo negociata midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Kemi pasur një përvojë shumë katastrofike, duhet të them, të diplomacisë së Shteteve të Bashkuara. U sulmuam dy herë brenda një hark kohor prej nëntë muajsh, kur ishim në mes të një procesi negociues për të zgjidhur çështjen bërthamore. Pra, kjo ishte një tradhti e diplomacisë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie

Ndërtesa ku lindi Adolf Hitleri pranë kufirit austriak me Gjermaninë zyrtarisht do të funksionojë si stacion policie, një konvertim që qeveria austriake shpreson se do...
10:22 | 22/07/2026

Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i përgjithshëm i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara. Infantino, 56...
10:20 | 22/07/2026

Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili u rrëzua nga pushteti pas 16 vitesh në pushtet në zgjedhjet e prillit, u ka kërkuar mbështetësve të...
10:11 | 22/07/2026