Irani nis sulme hakmarrëse në gjithë Lindjen e Mesme pas goditjes së centrali i tij bërthamor

18 Mars 2026 | 16:13

Një breshëri raketash iraniane i ka vrarë dy njerëz në Izrael, pasi Teherani u zotua për hakmarrje pas vrasjes së shefit të sigurisë, Ali Larijani, dhe raportimeve se i vetmi central energjetik bërthamor i Iranit ishte goditur nga një predhë e paidentifikuar.

Autoritetet iraniane konfirmuan më 17 mars se Larijani, shefi i fuqishëm i sigurisë së vendit, është vrarë.

Ai është zyrtari me profilin më të lartë që vritet që nga vrasja e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në ditën e parë të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.

Teherani më pas lëshoi disa raketa drejt Izraelit gjatë natës, duke vrarë dy njerëz pranë Tel Avivit, duke thënë se sulmet u kryen për ta “nderuar” vdekjen e Larijanit.

Sulmi në një lagje pranë zonave me popullsi të dendur të Tel Avivit, ku ndodhen gjithashtu instalime të rëndësishme ushtarake, e çoi numrin e të vdekurve në luftën në Izrael në të paktën 14.

Në një deklaratë të lexuar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike në televizionin shtetëror thuhej se këto sulme u përdorën raketa Khoramshahr-4 dhe Qadr, të cilat bartin disa koka luftarake.

Izraeli e ka akuzuar Iranin për përdorim të përsëritur të municioneve thërrmuese, të cilat ndahen në disa bomba më të vogla gjatë fluturimit dhe përhapen në një zonë të gjerë, duke i bërë të vështira për t’u ndaluar.

Mediat iraniane më 18 mars raportuan për sulme në provincën Lorestan dhe në qytetin Hamedan, të dyja në perëndim të Iranit, si dhe në provincën jugore Fars.

Izraeli gjithashtu i rriti sulmet ndaj caqeve që, sipas tij, janë të lidhura me Hezbollahun e mbështetur nga Irani – të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si organizatë terroriste – në Liban.

U raportua për disa të vdekur në këto sulme, të cilat po rrisin shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026