Irani paralajmëron Izraelin: Nëse kundërpërgjigjeni, sulmi jonë do jetë më i madh

14 Prill 2024 | 10:27

Irani ka përsëritur një paralajmërim për Izraelin të dielën, duke thënë se nuk duhet t’i përgjigjet sulmit të tij në territorin izraelit pasi “hapat” e tij të ardhshëm do të jenë më të mëdhenj nëse kjo ndodh.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneralmajori Mohammad Bagheri, i tha televizionit shtetëror se nëse izraeliti hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa bombardimi gjatë natës, raporton Reuters.

Irani paralajmëroi gjithashtu Uashingtonin se mbështetja e hakmarrjes izraelite do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.

Më parë, misioni i Iranit në OKB citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje, sipas nenit 51, dhe tha se vendi e konsideroi “çështje të përfunduar” pas breshërisë së tij kundër Izraelit, ndërsa paralajmëroi gjithashtu izraelitët që të mos bëjnë “një gabim tjetër”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026