Irani pretendon se ka lëshuar në hapësirë një satelit që fotografon pamje të Tokës

28 Shtator 2023 | 07:40

Irani pretendoi të mërkurën se kishte lëshuar me sukses në hapësirë një satelit që fotografon pamje të Tokës, një lëvizje që mund të shtojë tensionet me vendet perëndimore që druhen se teknologjia e tij hapësinore mund të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore.

Ministri i Iranit për Komunikimin, Isa Zarepour tha se sateliti Noor-3 është lëshuar në orbitë 450 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, IRNA.

Nuk u bë e qartë se kur u lëshua sateliti.

Lëshimi i satelitit apo vendosja e tij në orbitë nuk u konfirmua nga zyrtarë të Perëndimit.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Në vitet e fundit Irani ka dështuar disa herë të lëshojë satelitë.

Sateliti i fundit u lëshua nga Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit. Gjenerali Hossein Salami, komandanti i Gardës, i tha televizionit shtetëror se lëshimi kishte qenë “një fitore dhe se sateliti do të mbledhë të dhëna dhe fotografi.

Autoritetet shpërndanë pamje të një rakete që u ngrit nga një strukturë e lëvizshme për lëshimin e raketave, por pa saktësuar se ku ndodhi lëshimi.

Detaje nga videoja e shpërndarë lënë të kuptohet se ajo mund të jetë lëshuar nga baza e Gardës Revolucionare paraushtarake në Shahroud, rreth 300 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Teheran. Baza ndodhet në rajonin e Semnanit, ku ndodhet baza e Imamit Khomeneini për lëshimin e mjeteve hapësinore, ku zbatohet program hapësinor civil i Iranit.

Garda Revolucionare paraushtarake ka programin e vet hapësinor dhe një strukturë ushtarake paralele me forcat e rregullta të armatosura të Iranit dhe i përgjigjet vetëm Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Ajo lëshoi satelitin e parë në hapësirë në prill të vitit 2020. Por kreu i Komanadës së Hapësirës së Shteteve të Bashkuara e mimizoi atë duke thënë se nuk do të ofronte të dhëna të rëndësishme.

Sanksionet e vendosura nga vendet Perëndimore e ndalojnë Iranin të importojë teknologji të përparuar vëzhgimi.

Shtetet e Bashkuara thonë se lëshimi i satelitëve nga Irani, bie ndesh me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Teheranit të mos ndërmarrë asnjë veprimtari lidhur me raketa balistike, që ato të kenë dhe të përdorin mbushje bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026