Irani raketë drejt Turqisë, reagon Tirana zyrtare: Solidaritet të plotë me aleatin tonë
Tirana zyrtare ka reaguar pas sulmit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë, e cila u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, aleatin e saj në NATO dhe partner strategjik.
Në reagimin e saj, ministria mirëpret ndërhyrjen e menjëhershme të kapaciteteve ajrore dhe kundër-raketore të Aleancës, të cilat garantuan neutralizimin e raketës dhe mbrojtjen e popullsisë civile dhe territorit të NATO-s.
“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik. I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës. Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s”, thuhet në deklaratë.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës