Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën e blerësve të duhanit

14 Maj 2024 | 17:29

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën.

Nëse finalizohet, ky do të jetë kufizimi më i lartë i moshës në Bashkimin Evropian.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se propozimi për të rritur moshën minimale prej 18, sa është tani, është miratuar prej kabinetit dhe synon që të zvogëlojë numrin e të rinjve që blejnë cigare.

Letonia e pati prezantuar një ligj për të rritur moshën minimale në 20 vjeç, më 2015.

Në shumicën e vendeve të BE-së, kufizimi për të blerë duhan dhe alkool është 18 vjeç, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është 21 vjeç.

Më 2004, Irlanda ka qenë e para në bllokun evropian që e ka ndaluar pirjen e cigares në ambiente të brendshme, dhe shumë vende tjera kanë vepruar njëjtë më pas.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë në këtë shtet, 18 për qind e popullsisë mbi moshën 15-vjeçare janë përdorues të duhanit.

Sipas ministrit irlandez të Shëndetësisë, Stephen Donnelly, i cili e ka prezantuar nismën, të dhënat amerikane tregojnë se rritja e moshës minimale në 21 vjeç “do t’i kufizojë burimet sociale të cigareve” te të rinjtë.

“Ata do të kenë më pak mundësi që të jenë në grupet shoqërore me personat që ligjërisht mund të blejnë cigare”, ka thënë Donnelly, shkruan REL.

Ai ka thënë se të dhënat tregojnë që njerëzit kanë më së shumti mundësi që të nisin pirjen e cigares në periudhën 18-21 vjeç.

Nëse miratohet, ligji nuk do të vlejë për shitjen e cigareve elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026