Krisja mes LDK-së dhe VV-së, Isa Mustafa zbulon gabimin e Kurtit që çoi në rrëzimin e qeverisë

16 Shtator 2020 | 18:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar takimet që ka mbajtur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të shkuar. Ai tha në “Ilva Now” se takimet mes tyre kanë qenë intensive, ndërsa shton se, ata kanë shprehur vullnetin e qartë për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve, e cila për shkak të zhvillimeve dhe krisjes në koalicion nuk arriti të zgjasë më tepër se 51 ditë.  

“Ai ka ardhur në shtëpinë time, sepse kam qenë i sëmurë dhe nuk kam mundur të lëvizi dhe të dal jashtë ambienteve familjare. Kemi biseduar për bashkëpunimin opozitar në atë kohë LDK-VV, dhe për mundësinë që në zgjedhjet e reja të hyjmë së bashku, dhe të bëjmë një qeveri bashkë. Negociata janë bërë. Fakti që ne kemi bërë negociata, tregon se kemi qenë të interesuar që të bëjmë një marrëveshje stabile. Ajo që kemi biseduar më shumë ka qenë çështja e presidentit të vendit, sepse kemi vlerësuar ne si LDK, që nuk është mirë që një parti të ketë pozitën e presidentit dhe të kryeministrit”, tha Mustafa.

Lideri i LDK-së tregoi detaje të reja për pretekstin, që çoi më pas me rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Sipas tij, shkaku kryesor që prishi koalicionin u bë shkarkimi nga Kurti i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

Pavarësisht zhvillimeve të tilla, z. Mustafa thotë se LDK-ja është e hapur për bashkëpunim në të ardhmen jo vetëm më VV-në, por edhe me subjektet e tjera politike.

 “Nuk kam folur prej që kur kemi prishur koalicionin. Momentin kur ai shkarkoi ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliun nuk më ka thirrur dhe nuk më njoftoi. Në marrëveshje ka qenë parashikuar që asnjë ministër nuk mund të shkarkohet pa u arsyetuar dhe pa pasur një pajtueshmëri ndërmjet partnerëve të koalicionit. Unë ia kam kthyer se kjo nuk është në kuadër të suazave të marrëveshjes, dhe nuk e pranoj këtë veprim. Unë nuk mund të vendosi vija të kuqe dhe të them se në asnjë rast nuk do të bashkëpunojmë me VV apo PDK dhe të tjerë, për arsye se asnjë subjekt politik në Kosovë nuk mund ta bëjë qeverinë e vetme”, tha ai.

Lideri i LDK-së thotë se çështja e presidentit është në temë që duhet biseduar jo vetëm me partnerët e koalicionit, por edhe me kampin opozitar.

“Po, e kam të hapur mundësinë, sepse kemi tani momente krejtësisht të reja dhe të cilat duhet t’i përballojmë jo vetëm me koalicionin e tanishëm, por edhe me partitë që janë në opozitë edhe me PDK edhe me VV. Ne mund të kemi tani një ballafaqim të padëshiruar me Gjykatën Speciale sa i përket emrave që janë përmendur publikisht si Thaçi dhe Veseli, ne duhet të mendojmë për stabilitetin e institucionit. Ne duhet të mendojmë se si do ta zgjedhim presidentin”, shton ai.

Por, me cilën parti nga ana opozitare do ta kishte më të lehtë të bisedonte LDK-ja për zgjedhjen e presidentit, për këtë z. Mustafa dha këtë përgjigje: “Posti i presidentit nuk mund të zgjidhet nëse ne nuk kemi bashkëbisedim edhe me subjektet e tjera, me PDK dhe me VV. Në këtë situatë është më lehtë të bisedohet me PDK, sesa të gjendet zgjidhje me VV. Ajo është shprehur që të shkohet në zgjedhje të reja. Në këtë moment nuk jam për zgjedhje të reja, sepse mendoj se neve nuk na përgjigjen zgjedhjet, sepse do humbim shumë kohë. Zgjedhjet e reja, dyshoj se prapë do na sjellin sërish në të njëjtën situatë”, theksoi ai.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, pyeti kreun e LDK-së se sa rrezikon qeveria e drejtuar nga Hoti të përballet me presion qytetar për shkak të zhvillimeve të fundit me dialogun Kosovë-Serbi, këtij shqetësimi z.Mustafa iu përgjigj si vijon:

“Unë presion nuk shoh nga populli, shoh më tepër presion politik, shoh opinione politike të cilat janë disa më afër Lëvizjes Vetëvendosjes dhe disa më larg Lëvizjes Vetëvendosjes. Sa i përket marrëveshjes, ne edhe tani do kishim vullnetin politik ne do bënim mirë që të ishim së bashkë për marrëveshje. Zoti Hoti po e zhvillon dialogun në Bruksel dhe SHBA për një marrëveshje përfundimtare”, theksoi ai.

 

 Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në SHBA, Mustafa: S’pres që Serbia të na njohë brenda këtij viti

Isa Mustafa: Marrëveshja e Uashingtonit sjell zhvillim për të gjithë rajonin

Isa Mustafa: Çështjen për asociacionin do t’ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese

Kreu i LDK: Ende kam dyshime për minishengen, asgjë personale me Ramën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021