Ish-ambasadori: Ja çfarë duhet të bëjë Kosova për Asosacionin
Ish-ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli thotë se në Kosovë duhet që të gjithë aktorët politikë të brendshëm, të krijojnë një statut për Asosacionin dhe t’ia dërgojnë ndërkombëtarëve.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kasapolli u shpreh se kjo duhet bërë sa më shpejt.
Sipas tij, nëse BE-ja imponon një statut me të njëjtat modalitete siç ka nënvizuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, atëherë Kosova do të përballet me barrën e dështimit të negociatave.
“Duhet të krijojmë një statut së bashku me të gjithë aktorët politikë të brendshëm, në mënyrë që atë statut, pastaj t’ia ofrojmë bashkësisë ndërkombëtare, si një mekanizëm dhe një ofertë, jashtë së cilës nuk mund të dalim. Këtë duhet ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur, të gjithë së bashku.
Nëse na imponohet një gjë e tillë nga BE, me modalitete të cilat i ka theksuar edhe vetë zoti Vuçiç, atëherë unë besoj se ne do të vendosemi para aktit të kryer dhe do të marrim mbi supet tona, barrat e dështimit të negociatave. Kjo është arsyeja pse ky statut i Asosacionit duhet të jetë i hartuar në mënyrë të kujdesshme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë