Ish-deputeti Ervin Bushati emërohet në krye të Postës Shqiptare
Ervin Bushati do të drejtojë Postën Shqiptare duke zëvendësuar në këtë detyrë Laert Durajn. Ky u votëbesua deputet gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Bushati pritet të prezantohet ditën e nesërme. Në zgjedhjet e 25 prillit ai ishte kandidat për deputet, i listuar i 3-ti në listën e Tiranës, por mori vetëm 2,990 vota.
Sipas sistemit me lista gjysmë të hapura, vota preferenciale ndikoi që ai të zbresë në renditje dhe të mos ishte pjesë e listës prej 18 deputetësh që fitoi PS në Tiranë.
Ndryshe, Laert Duraj, kandidat për deputet në Gjirokastër, mori 4,129 vota dhe siguroi një vend në parlament.
Bushati është diplomuar për ekonomi dhe specializuar për financë në Chicago të SHBA. Pas përvojave si hulumtues apo dhe sipërmarrës në vitin 2011 u votua anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe rreth tre vite më vonë u bë deputet i PS-së në mandatin e saj të parë qeverisës.
Në mandatin e dytë, ai u bë dhe sekretar i grupit parlamentar socialist, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte një nga drejtuesit e shtabit elektoral të PS-së për Tiranën.
“Posta Shqiptare” është shoqëri aksionere e zotëruar në shumicën e aksioneve nga ministria e Financave. Ajo u themelua më 5 dhjetor 1912 fillimisht si ministri e veçantë “Post-Telegrafia” e më pas përfitoi ndryshime rrënjësore, sidomos pas viteve 90-të.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta