Ish-deputetja e PD: Gara e brendshme e pabarabartë, Basha është vetëshpallur kryetar

11 Qershor 2021 | 16:40

Anëtarët e Partisë Demokratike të dielën zgjedhin kryetarin e ri ku përballë liderit aktual Lulzim Basha në garë janë Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Për ish-deputeten e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska gara për zgjedhjet e brendshme është e pabarabartë.

“Unë vlerësoj faktin që arritur të organizohet një garë, pavarësisht se nga vetë kandidatët në këtë garë ka kontestime pafund për rregullsitë e garës, por që unë dhe në konceptim tim politik, unë gjithmonë e kam pranuar garën edhe kur ka qenë e pabarabartë”, tha ajo.

Por, pavarësisht kontestimeve dhe kritikave që ka për procesin, znj. Përnaska u shpreh për Euronews Albania se Partia Demokratike e ka të nevojshme të zhvillojë një garë të brendshme, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve.

“Kjo është një garë e domosdoshme për statusin ku ndodhet Partia Demokratike. Ka dalë nga një goditje e rëndë, nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kjo goditje nga rezultati, e bën akoma më të domosdoshme garën për ndryshimin e lidershipit në PD, përgjegjësia e humbjes së një gare zgjedhore, çfarëdo qoftë ajo, i bie kryetarit dhe kryesisë së PD. E quaj të pabarabartë si garë, sepse nuk pati aktin aq fin të demokracisë që është dorëheqja e kryetarit dhe ky është njëri nga element që e cenon garën”, shtoi ajo.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, znj.Përnaska theksoi se kreu aktual i PD-së është vetëshpallur fitues, që në momentin kur nuk pranoi të japë dorëheqje dhe të hynte në garë pa asnjë “privilegj”.

“Ai [Lulzim Basha] është vetëshpallur fitues, sepse nuk ndërmori ato hapa minimalë për të organizuar, sipas përgjegjësisë që ka në atë pozicion një garë të hapur dhe rregulla të qartë për të gjithë. E gjykon veten të privilegjuar, që nuk pranoi t’i nënshtrohej këtyre rregullave dhe të dilte në një stad barazie me kandidatët e tjerë”, tha ajo.

Sipas saj, Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një procesi të thellë ripërtëritjeje dhe të kthehet si alternativë e besueshme për shqiptarët.

“PD ka nevojë për ripërtëritje të thellë, që të bëhet sa më parë një alternativë e besueshme qeverisëse në Shqipëri. Pas-gara do të krijojë situata të reja, unë pres zhvillime dinamike në PD. Është parti që ka lindur nga lëvizja dhe është rritur nga lëvizja. PD është partia e masës. Ashtu ka lindur dhe ashtu duhet të rikthehet’, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026