English

Ish drejtuesi i FBI bën deklaratën e fortë: Trump konsiderohet si një aset rus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Donald Trump mund të shihet si një aset rus, megjithëse jo në kuptimin tradicional të një agjenti aktiv apo një burimi të rekrutuar. Kështu deklaroi ish-zëvendësdrejtori i FBI-së, Andreë McCabe, i cili ka mbajtur postin e rëndësishëm deri në vitin 2018, përpara se të shkarkohej nga Trump.

- Advertisement -

I pyetur në një podcast nëse mendonte se ishte e mundur që Trump të ishte një aset rus, McCabe u përgjigj i prerë: “Po”.

Ai shtoi: “Nuk e di nëse do ta karakterizoja si një aset aktiv apo të rekrutuar, në kuptimin tradicional të termit për shërbimet e inteligjencës, por unë mendoj se Donald Trump na ka dhënë shumë arsye për të vënë në dyshim qasjen e tij ndaj Rusisë. Mendoj se qasja e tij për të bashkëvepruar me Vladimir Putinin, qofshin ato telefonata apo takime ballë për ballë, si dhe deklaratata e tij për liderin rus, të gjitha ngrenë pyetje të rëndësishme.”

McCabe po fliste për podcastin One Decision, të bashkë-organizuar nga Sir Richard Dearlove, një ish-kreu i MI6, shërbimi i inteligjencës britanike.

Biseda, në të cilën McCabe gjithashtu vuri në dyshim qëndrimin e Trump për të mbështetur Ukrainën dhe NATO-n përballë agresionit rus, u regjistrua përpara shpalosjes së qëndrimeve të Trump në debatin presidencial të martën.

Duke pretenduar se Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën po të ishte president, Trump nuk deklaro në asnjë moment se një fitore e Ukrainës do të ishte në interesat e SHBA.

“Unë mendoj se është në interesin e SHBA-së që të përfundojë kjo luftë, ata thjesht ta përfundojnë këtë,” tha ai. “Negocioni një marrëveshje.”

Duke pretenduar se kishte marrëdhënie të mira me Putinin dhe Volodymyr Zelenskiy, presidentin ukrainas, Trump deklaroi se kundërshtarja e tij, Kamala Harris, nuk arriti të shmangte luftën përmes bisedimeve personale.

Zëvendëspresidentja u kundërpërgjigj se ajo kishte ndihmuar në “ruajtjen e aftësisë së Zelenskiyt dhe ukrainasve për të luftuar për pavarësinë e tyre. Përndryshe, Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës, duke filluar nga Polonia.

Në një nga rreshtat më të paharrueshëm të natës, Harris shtoi: “Dhe pse nuk u tregoni 800,000

McCabe ishte pjesë e udhëheqjes së FBI-së, për pak kohë si ushtrues i detyrës së drejtorit, gjatë hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe lidhjet midis Trump dhe Moskës. Trump e shkarkoi McCabe në mars 2018, dy ditë para se të dilte në pension. Më pas, McCabe ishte subjekt i një hetimi penal, pasi dyshohej se kishte gënjyer për një rrjedhje të ind\formacioneve sekrete në media.

Në tetor 2021, McCabe zgjidhi një padi kundër departamentit të drejtësisë.

Duke folur për One Decision, McCabe tha: “Duhet të keni disa pikëpyetje shumë serioze, pse Donald Trump … ka këtë lloj admirimi për Vladimir Putinin në një mënyrë që asnjë president tjetër amerikan, republikan apo demokrat, nuk e ka pasur ndonjëherë”.

Duke e cilësuar si një “shqetësim shumë serioze” perspektivën e një mandati të dytë të Trump, McCabe tha se ai gjithmonë do të ishte i shqetësuar për aftësinë e Rusisë për të ndërhyrë në punët e SHBA.

“Dëshira e tyre për të shkatërruar sistemin tonë politik është diçka që po ndodh me vite, dekada e dekada. Interesi i tyre thjesht për të mbjellë kaos, ndarje dhe polarizim. Nëse ata mund ta bëjnë këtë, është një fitore. Nëse ndihmojnë një që u pëlqen, kjo është një fitore edhe më e madhe”-, përfundoi ish-drejtuesi i FBI.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?