Ish-drejtuesi i policisë kritika Ardi Veliut: Duhet të fliste, po fshihet pas gishtit
Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj thotë se për ngjarjen e ndodhur në Lezhë ku mbeti i vrarë një efektiv policie, minimumi do të duhej të ishte bërë një plan veprimi.
Ai akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu se nuk ka sqaruar të vërtetën e asaj që ka ndodhur.
“Policia e Shtetit ka procedura standarde të punës, ku në çdo lloj veprimi të punonjësit të policisë janë parashikuar mënyra se si duhet të veprojë, që nga polici rrugor deri tek RENEA. Bashkë me policinë shkon zëdhënësi i policisë, por e kanë bërë si modë nuk japin informacion”, tha ai.
Sipas z. Hajdarmataj bëhet fjalë për një “ngjarje shumë të rëndë” dhe “minimum duhet të japë konferencë shtypi Drejtori i Policisë” edhe pse theksoi se kur Ardi Veliu ka dalë për mediat ka devijuar të vërtetat siç ndodhi me rastin e Elbasanit në zgjedhje.
“Fshihen pas gishtit, nuk ka lidhje hetimi. Duhet analizë e qartë dhe e thellë për sa i përket veprimeve të policisë në mënyrë që të mos ketë më humbje jete nga punonjësit e policisë”, deklaroi ish-zyrtari i policisë.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun