Ish-efektivi Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, Lamallari: Uniformën e pa si mision

16 Maj 2026 | 14:21

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë u zhvillua këtë të shtunë ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, efektivit të Policisë së Shtetit që u vra dy vite më parë në Fier.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, familjarë të të ndjerit, efektivë policie dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi figurën dhe sakrificën e Novruz Cenalisë, duke theksuar se ceremonia nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por edhe një moment nderimi për një efektiv që, sipas tij, e konsideroi uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi Lamallari.

Ministri theksoi se vrasja e efektivit përbën një goditje ndaj autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji, ndërsa shtoi se sakrifica e tij forcon vendosmërinë e institucioneve për luftën kundër krimit.

“Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike”, u shpreh ai.

Lamallari e cilësoi shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalinë si një akt drejtësie morale dhe historike, duke nënvizuar se Shqipëria e vendos atë në panteonin e burrave që dhanë jetën për vendin.

Gjatë ceremonisë, ministri kërkoi gjithashtu që drejtësia të shkojë deri në fund për autorët e ngjarjes kriminale.

“Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, deklaroi ai.

Në përfundim, Lamallari u shpreh se kujtimi i Novruz Cenalisë do të mbetet i paharruar për Policinë e Shtetit dhe për gjithë Shqipërinë.

“Në këtë vend të shenjtë, pranë dëshmorëve të kombit, prehet sot edhe një bir i denjë i Shqipërisë. Një njeri që nuk kërkoi lavdi, por bëri detyrën deri në frymën e fundit”, përfundoi ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026